‘Me çmime në Amerikë, Paris e kudo në botë’…artizanet në Kukës kërkojnë hapjen e ish-ndërrmarjes

Në këtë godinë, tashmë të degraduar dhe të lenë në harresë ishin të punësuar 800 gra e vajza kuksiane, që prodhonin qilima dhe sixhade. Por prej afro tre dekadash, tradita e punimit të qilimave e sixhadeve po mbijeton vetëm falë disa sipërmarrjeve të vogla dhe prezantimit të tyre në panaire të ndryshme lokale dhe kombëtare. Artizanet e Kukësit, të cilat punimet e tyre i ekspozojnë vetëm në panaire të ndryshme të artizanatit, kërkojnë hapjen e ish-ndërmarrjes së prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, si e vetmja mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës për gra e vajza.

“Me porosi çka.

Loading...

-Në Kukës ka qenë një ndërmarrje. A kërkoni ju që të rikthehet sërish?

-Patjetër, patjetër që e kërkojmë. Punimet tona kanë vlerë. Kanë fituar çmime në Paris, Amerikë e kudo nëpër botë. Nga atje kam shumë porosi unë. Për momentin shumë pak më kanë ndodhur.

-Ne shpresojmë, por se di çfarë mund të bëhet. Kryetari i bashkisë mund të bëje diçka. Ne kemi shumë qejf të rikthehet, por nuk e dimë. Do të sillte shumë punësim në rradhë të parë për gratë sepse janë të pa puna.

-Të hapet vendi dhe punëtorët janë gati”, shprehen disa artizane.

Artizanati në Kukës, para viteve 90 përbënte një sektor të rëndësishëm ekonomik jo vetëm në rajonin verlindor por edhe në shkallë vendi.  Ndërsa sexhadet e qilimat e prodhuar në këtë qytet kanë qenë të njohura në shumë shtete të Europës.

Loading...
loading...
Back to top button
Close