Në Odessa të Ukrainës mbahet koncert i Ansamblit Kombëtar (VIDEO)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa.

, Në Odessa të Ukrainës mbahet koncert i Ansamblit Kombëtar (VIDEO)

Në koncertin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në Odessa të Ukrainës, artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore prezantuan muzikë dhe valle tradicionale shqiptare.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa në një koncert të dedikuar për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të programeve që agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Më herët, në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Back to top button