Në Windsor të Kanadasë mbi 30-të vogëlushë mësojnë gjuhën shqipe

Në klasën e gjuhës shqipe në Windsor, Ontario të Kanadasë thuhet se janë mbi 30 nxënës që mësojnë Gjuhën Shqipe.

Pothuajse të gjithë nxënësit janë të lindur në Kanada. Qëllimi i kësaj shkolle është që ata përveç që mësojnë gjuhën shqipe do të njihen edhe me kulturën shqiptare nën kujdesin e mësueses Edlira Husi, e cila mbështetet nga prindërit, vullnetarët dhe ambasada atje, transmeton albinfo.ch.

Loading...

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muca, është shprehur i emocionuar për misionin e shkollës shqipe në Windsor dhe për interesimin e fëmijëve që ta mësojnë gjuhen shqipe.

“Sa emocion në klasën e gjuhës shqipe në Windsor ku mbi 30 vogëlushë 🇦🇱🇨🇦, pothuajse të gjithë të lindur në Kanada, mësojnë gjuhën tonë të bukur, recitojnë vargjet e poetëve tanë dhe kultivojnë kulturën shqiptare. Së bashku me abetaret dhe librat e rinj të gjuhës, përcolla mbështetjen dhe mirënjohjen për kontributin e vyer disa vjeçar të mësueses Edlira Husi, prindërve dhe vullnetarëve për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj foleje të shqipes. Suksese!” tha ai.

Loading...
loading...
Back to top button
Close