“Pa na vret fëmijët”, qytetarët denoncojnë: Fabrika e tullave “EDIL CENTRO” pa licencë, pronari italian u ka mbushur xhepat qeveritarëve (VIDEO)

Qytetarët denoncojnë se fabrika e tullave “EDIL CENTRO” po vret fëmijët nga ndotjet që nxjerr çdo ditë.

Ata shprehen se kjo faBrikë nuk ka as licencë dhe ndodhet 200 metra nga shkolla 9 vjeçare “Isa Boletini” dhe 550 metra nga “Spitali Ushtarak” në Tiranë.

Loading...

Për JOQ një qytetar është shprehur se kjo fabrikë operon që prej 1996-ës dhe se qeveria nuk bën asnjë kontroll pasi ka mbushur xhepat e qeveritarëve.

“Pershendetje joq, Kjo eshte e famshmja “EDIL CENTRO”. Fabrika e tullave qe po vret femijet tane. Pa leje mjedisi, pa license, pa asgje. As 200 metea nga shkolla 9 vjecare “Isa Boletini” dhe 550 metra nga “Spitali Ushtarak”
Ju lutem me shpirt mos te bejme sic e kemi zakon ne Shqiptaret qe tallemi me postime te tilla. Kush ka femije jam i sigurte qe do me kuptojne. Ne Gjermani ne mesin e kesaj jave eshte bere nje proteste super e madhe sepse bashkia kishte prere nje pemë ndersa kjo fabrike operon që në 1996-en dhe gjithcka deri tani ka rene ne vesh te shurdher sepse “Italiani” (tashme pronari i fabrikes) ua ka mbush mire xhepat qeveritareve tane.
Falenderoj Zotin qe ju kemi joq”, shkruan një qytetar për JOQ.

Loading...
loading...
Back to top button
Close