Rama për FT: S’pranojmë të shkëputemi për herë të tretë nga Europa

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan që të merrnin një vendim pozitiv nga Këshilli i Europës për hapjen e negociatave me BE.

Kjo ka bërë që dy vendet të rrezikojnë për rritje të nacionalizimit si dhe të ketë ndikim jo të mirë në reformat e ndërmarra në vend.

Loading...

Ndikimi negativ në dy vendet është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedinosë së Veriut, Zoran Zaev, në një intervistë me “Financial Times”.

Rama thekson se mos hapja e negociatave ka thyer besueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shton se Shqipëria nuk mund të ndahet për herë të tretë nga Europa.

“Ne jemi shkëputur nga Europa dy herë në mënyrë brutale, një herë për 500 vite nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të pranojë idenë se mund të ketë edhe një herë të tretë dhe këtë herë mund të jetë Europa që shkëputet brutalisht nga vetvetja”, tha Rama.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar gjithashtu se i kuptonte shqetësimet e shteteve anëtare të BE që donin të reformonin procesin e negociatave para se të nisnin negociata.

Por si ai, ashtu edhe Zaev, janë të mendimit se anëtarësimi është të paktën një dekadë larg dhe bisedimet mund të nisnin ndërkohë që vendet dhe vetë blloku reformoheshin.

“Europa është në një periudhë ku para se të bëhet më mirë, do të bëhet më keq, dhe ne jemi dëm anësor i kësaj”, tha Rama.

Loading...
loading...
Back to top button
Close