Redi Jupi zbulon qeratë marramendëse të stadiumit “Arena Kombëtare”

Redi Jupi, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, uron që “Arena Kombëtare” të mos jetë vetëm në përdorim për kuqezinjtë, por edhe për klubet.

Megjithatë, në “Procesi Sportiv” ai ka treguar se është shumë skeptik pasi shifrat që qarkullojnë për qeranë e impiantit, janë të papërballueshme.

Loading...

“Kam frikë se ai stadium është shumë më shumë se sa i duhet futbolli tonë. Nuk do të doja që të shkoja në stadium vetëm për të parë kombëtaren tonë. Unë dua që ekipet e kryeqytetit të shiheshin aty.

Por qeraja do të jetë shumë e lartë për klubet që të luajnë. Nëse bëhet vetëm për 5 ndeshje në vit të kombëtares, mendoj se është investim i gabuar.

Mua më kanë thënë një shifër 20 milionë lekësh të vjetra [për ndeshje”, zbuloi Jupi.

Loading...
loading...
Back to top button
Close