“Samit me BE për të refuzuar çdo propozim të ndryshëm nga anëtarësimi”

Stevo Pendarovski, presidenti Maqedonisë së Veriut, kërkon organizimin e një samiti midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian ku të refuzohet çdo propozim të ndryshëm nga anëtarësimi.

Në një intervistë për median serbe, RTS, Pendarovski ka deklaruar se “ne nuk e shohim veten si fqinj evropianë”, që është një kategori që aplikohet për Moldavinë, Ukrainën dhe shtetet e e Azisë Qendrore.

“Në një prej takimeve në Bruksel, delegacionit tonë iu tha se një alternativë kundrejt anëtarësimit po konsiderohet, në formën e tregut më të gjerë evropian pa institucione politike”, deklaroi Pendarovski, duke shtuar se ky propozim nuk është i kënaqshëm dhe se ky mesazh duhet të jepet në rast të një samiti.

Sipas mediave të ndryshme në Evropë, ky propozim është bërë nga diplomacia franceze, por ambasadori i Francës në Beograd e mohoi pretendimin duke theksuar se “do të mbahet premtimi për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor”.

Back to top button