SHBA paralajmëron shqiptarët: Kujdes nga rrjeti 5G i celularëve!

Rrjeti 5G shumë shpejt do të shtrihet kudo në botë. Shpejtësia e 5G është shumë herë më e lartë se 3G apo 4G. Me 5G-në nuk do të ndihet aspak pritja kur të aksesohet interneti për biseda apo aplikacione. Gjithçka do të ndodhë sa hap e mbyll sytë.

Por SHBA paralajmëron qytetarët shqiptare se përveç përfitimeve, mund të ketë edhe rreziqe për konsumatorët, konkretisht me sigurinë e të dhënave.

Loading...

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane.

Ambasada ka publikuar një artikull ku thuhet se 5G do të ndryshojnë botën. Aplikimet e reja të ndërlidhura do të revolucionarizojnë bizneset, do të përmirësojnë infrastrukturën dhe do të transformojnë komunikimet personale, raporton Gazeta SHQIP.

Këto aplikacione të reja do të jenë thelbësore për jetën tonë, kështu që ruajtja e të dhënave është më e rëndësishme se kurrë.

Por si mund t’i mbrojmë të dhënat tona? Si të ruajmë sekretet e biznesit tonë? Si me gjithçka tjetër në shoqërinë moderne, ju duhet të jeni në gjendje t’i besoni kompanisë tuaj celulare.

Për kompanitë në vendet perëndimore, ka mbrojtje ligjore nga shkelja e të dhënave, por jo në Kinë dhe disa vende të tjera.

Vendet që mendojnë të blejnë rrjete 5G duhet të vlerësojnë shitësit bazuar në këta faktorë:

-A është kompania me seli në një vend ku ekziston sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur? Kjo siguron prova nëse një kompani mund t’i rezistojë presionit për të kompromentuar rrjetin e saj.

-A ka ndërmarrja një strukturë transparente të pronësisë? Kjo siguron që konsumatorët të dinë se kush është me të vërtetë duke marrë vendime, veçanërisht nëse një kompani është e kontrolluar pjesërisht ose tërësisht nga një fuqi e huaj.

-A ka ndërmarrja një histori të sjelljes etike? Performanca në të kaluaren është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse konsumatorët mund t’i besojnë apo jo një kompanie.

A duhet t’i besojmë Huawei-t?

Huawei shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e saj të rrjetit 5G në të gjithë botën. Sidoqoftë, ka arsye të qarta që vendet dhe konsumatorët të veprojnë me kujdes.

Huaëei është me seli në Kinë, një vend ky gjyqësori kontrollohet nga qeveria. Kina madje ka një ligj që kërkon që kompanitë të ndihmojnë qeverinë për të spiunuar.

Për më tepër, Huawei gjithashtu ka një histori të shkeljeve etike, duke përfshirë vjedhjen e sekreteve nga konkurrentët e saj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close