Shqipëri-Bullgari shtrëngojnë duart

EKONOMIA QËNDRA E DISKUTIMIT

Shqipëria dhe Bullgaria do të thellojnë bashkëpunimin në sektorë të rëndësishëm ekonomik.

Zv. Ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj ka zhvilluar një takim pune me Zv. Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Petko Doykov.

Loading...

Fokusi kryesor i takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi në kuadër të BE-së.
Në takim u evidentua fakti se Bullgaria mbetet një aleat strategjik në fushën e integrimit evropian për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim theksi u vu tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm ekonomik të tillë si: turizmi, elektronika, teknologjia e informacionit, transporti si dhe menaxhimi i çështjeve konsullore.

Loading...
loading...
Back to top button
Close