“Shqipëria punon tokën”/ Fshati ‘zbret’ në kryeqytet

Fshati ka ‘zbritur’ në Sheshin Skënderbej për dy ditët e fundjavës, ku afro 400 fermerë dhe agrobiznese ekspozojnë produktet e tyre të larmishme “Made in Albania”.

Që në çelje të panairit “Shqipëria Punon Tokën” interesi i qytetarëve për të vizituar tendat ka qenë i lartë.

Loading...

Ndërsa panairi është vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Tashmë një traditë, ky është edicioni i tretë i panairit “Shqipëria Punon Tokën, i cili mirëpret qytetarët për tu njohur dhe shijuar produktet e larmishme shqiptare, ndërsa është konceptuar si një event i madh, ku nuk do të mungojë argëtimi dhe festa.

Loading...
loading...
Back to top button
Close