Shqipëria, shtegu i ri i refugjatëve nga Lindja e Mesme

Fshati Trestenik në rrethin e Korçës është ndalesa e parë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Lindja e Mesme në vendin tonë. Banorët e Trestenikut u ofrojnë prej muajsh ushqim dhe veshmbathje emigrantëve, të cilët kanë marrë me vete edhe fëmijët e mitur. Duke përfituar nga sipërfaqja e gjelbëruar e zonës, emigrantët hyjnë nga Greqia në Shqipëri dhe më pas përpiqen të arrijnë në vendet e Europës Perëndimore. 

Dhjetëra emigrantë sirianë dhe irakianë arrestohen praktikisht çdo ditë nga policia kufitare shqiptare dhe nga Frontex, agjentët e së cilës po monitorojnë kufijtë e jashtëm. Por pavarësisht kësaj, dhjetëra refugjatë arrijnë të kalojnë kufirin, duke u ndalur në fshatrat shqiptare në kërkim të ushqimit dhe rrobave dhe më pas u nisën përsëri në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Loading...

Numri i tyre është rritur aq shumë përgjatë muajve të fundit sa autoritet janë detyruar të hapin një qendër të re Akomodimi të Përkohshëm për emigrantët, afër pikës kufitare të Kapshticës. Qendra është themeluar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) Shqipëri dhe kapacitet për të strehuar në mënyrë mbi 100 persona. Ajo ka zyra për regjistrim, dhjetëra shtretër për akomodim, dy banjo, kuzhinë dhe ngrohje. Për më tepër, dy furgona janë siguruar nga IOM në mënyrë që të lehtësojë transferimin e emigrantëve nga qendra drejt kampit të emigrantëve në Tiranës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, zëdhënësja i Frontex Izabella Cooper, tha se numri i emigrantëve ilegalë që kalojnë kufirin Greqi-Shqipëri është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

“Ne kemi parë një rritje të konsiderueshme. Për t’ju dhënë numrin konkret: në qershor të këtij viti, 500 emigrantë të paligjshëm hynë në Shqipëri përmes Greqisë. Në shtator dhe tetor numri u rrit në mbi 1300 për secilin muaj. Rritja është e vazhdueshme dhe domethënës “, shprehet Cooper.

“Kjo patrullë e përbashkët ka qëllime shumë të rëndësishme. Një nga këto është pa dyshim ndalimi i emigrantëve, por njësitë e Frontex gjithashtu po ndihmojnë autoritetet shqiptare në përballjen me rreziqe të tjera siç janë terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogës dhe falsifikimin e dokumenteve”, thotë ajo Dua të theksoj se roli i Frontex nuk është të zëvendësojë, por të sigurojë mbështetje teknike shtesë për autoritetet shqiptare. Pra, në të gjitha aktivitetet tona policia kufitare shqiptare është gjithmonë e pranishme në terren. “shton zëdhënësja e Frontex.

Aktualisht rreth kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë janë vendosur 50 agjentë Frontex, të cilët vijnë nga 12 vende të Bashkimit Europian. Ata po monitorojnë në veçanti pikat kufitare në Kakavijë, në Gjirokastër dhe atë të Kapshticës, në Korçë.

Pas forcimit të kufijve të Serbisë me Hungarinë dhe Bullgarimë, Shqipëria është rikthyer kohët e fundit në një vend tranzit për emigrantët që udhëtojnë për në vendet e Europës Perëndimore.

Rruga që përdoret nga refugjatët ka dy drejtime kryesore, një grup prej tyre që kalojnë nga Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe me pas Krocia dhe një pjesë tjetër që zgjedhin rrugën Greqi-Shqipëri-Maqedoni-Bullgari.

Kufiri shqiptar është vetëm një orë larg nga Janina, prandaj të gjithë emigrantët që duan të udhëtojnë nga Greqia për në Ballkan, e fillojnë rrugëtimin e tyre nga aty. Zakonisht emigrantët hyjnë në këmbë nga kufiri grek dhe nëse kapen nga rojet kufitare shqiptare dërgohen me autobus drejt Tiranës, ku pushojnë për disa ditë në qendrën e strehimit të refugjatëve në Babrru dhe se pastaj vazhdojnë udhëtimin drejt Bosnjës apo Malit të Zi. Nëse policia zbulon emigrantë në zonën kufitare, i dërgon mbrpash në kufirin grek, por nëse i gjen brenda territorit kombëtar, i dërgon në qendrën e azilkërkuesve në rrethinat e Tiranës. Gjendja shëndetësore e emigrantëve shpesh është problematike pasi një pjesë e tyre janë bartës të disa sëmundjeve si fruthi.

Por ndërkohë që Frontex po patrullon kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, Maqedonia e Veriut ka njoftuar se është duke hartuar një plan rezervë që të përballojë e valën e emigrantëve që po mbërthen rajonin. 

Pjesa më e madhe e të ndaluarve në Shqipëri deklarojnë se janë nga Siria, të ndjekur nga shtetësi të tjera si Pakistani, Iraku, Algjeria, Libia, Maroku, Palestina dhe Afganistani. Sikurse vihet re nga statistikat, ka një trend të rritje të emigrantëve të parregullt që zgjedhin Shqipërinë si rrugë tranzite në Ballkan, edhe pse jo si destinacionin përfundimtar.

Shumë detyrohen t’u drejtohen kontrabandistëve dhe rrjeteve kriminale për të shmangur ndalimet përgjatë kalimit të paligjshëm të kufijve, shpesh edhe për shkak të pamundësive për të gjetur rrugë më të sigurta për emigrim. Flukset masive të emigrantëve të parregullt rrisin gjithashtu rrezikun që grupet më vulnerabël të bien pre e abuzimeve të formave të ndryshme, pa përjashtuar edhe trafikimin apo shfrytëzimin seksual.

Ndërkohë që një krizë e mundshme e emigrantëve vazhdon të jetë gjithmonë e më shumë e paparashikueshme, komplekse dhe dinamike, në Shqipëri shifrat në rritje janë pritur përgjithësisht me heshtje. 

Duke përfituar nga asistenca e FRONTEX, Shqipëria ka marrë masa për një menaxhim më të mirë të kufijve në bashkëpunim edhe me organizata të tjera të specializuara ndërkombëtare. Megjithatë, vendi ynë thuajse i papërgatitur për të adresuar nevojat e grupeve vulnerabël.

Një studim i Birn arriti në përfundimin se ndonëse Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor mbi azilin dhe mbrojtjen ndërkombëtare, një sfidë e madhe mbetet identifikimi në kohë i personave vulnerabël dhe referimi i tyre te agjencitë përkatëse.

Studimi nënvizon domosdoshmërinë e masave për të reformuar politikat në lidhje me nevojat egrupeve vulnerabël në pikat kufitare. 

“Autoritetet duhet gjithashtu të garantojnë mjedise më të përshtatshme akomodimi për fëmijët e pashoqëruar apo të ndarë në qendrat tranzitore si dhe të garantojnë shërbime më gjithëpërfshirëse ligjore, psikologjike dhe sociale për këto grupe”, thekson studimi. Në një kohë kur Indeksi Global mbi Skllavërinë Moderne 2018 e rendit Shqipërinë të pestën në Evropë dhe Azinë Qëndrore për prevalencën e skllavërisë moderne, padyshim që grupet vulnerabël të emigrantëve të parregullt janë gjithashtu të rrezikuar për të rënë pre e rreziqeve”, thekson ai.

Loading...
loading...
Back to top button
Close