Shqiptarët në verë, shkojnë në bibliotekë e parqe arkeologjike

Bie numri i shfaqjeve kulturore, po ashtu edhe interesi i qytetarëve për to.
INSTAT raporton se numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e tretë 2019 është 61, duke pësuar një rënie prej 11,6 %, në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë.

Në institucionet qëndrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e tretë të vitit 2019, janë organizuar 11 premiera, një premierë më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e tretë 2019 numri i spektatorëve është gati 13 mijë, ose 54,6 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2019 është 206 spektatorë për shfaqje, nga 401 spektatorë të rezultuar në tremujorin e tretë 2018. 

Institucione qendrore të artit dhe kulturës

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në këtë periudhë është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 30 të tilla ose 14 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. 

, Shqiptarët në verë, shkojnë në bibliotekë e parqe arkeologjike

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 6 premiera, një më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e tretë 2019, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për arsye rikonstruksioni ka dhënë shumë shfaqje të hapura. Teksa të dhënat për spektatorët përfshin vetëm ata në shfaqje të mbyllura.

INSTAT sqaron se për shkak të mungesës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar Popullor, pjesëmarrja mesatare e spektatorëve për shfaqje, në të gjithë institucionet kulturore, gjatë tremujorit të tretë të 2019 ka pësuar një rënie në masën 48,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. 

Trashëgimia kulturore

Vizitat në institucionet e trashëgimisë kluturore kanë pësuar rritje si nga shqiptarët, ashtu edhe vizitorët e huaj. 

, Shqiptarët në verë, shkojnë në bibliotekë e parqe arkeologjike

Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e tretë 2019 është mbi 518 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje me 8,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Vizitorët më të shumtë i kanë patur parqet arkeologjike.
Në tremujorin e tretë 2019, numri i vizitorëve gjithsej të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike ishte 317 mijë duke shënuar një rritje me 6,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Gjatë tremujorit të tretë 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me vizitorët vendas.

Biblioteka Kombëtare

Në tremujorin e tretë 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 28 mijë njësi, 25,6 % më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018.
Në tremujorin e tretë 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 32 mijë pothuajse dyfish më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e tretë 2019 janë afishuar 544 tituj të rinj dhe 1.708 ekzemplarë të rinj.

Back to top button