LAJM I MIRË/ Spitalet ‘marrin frymë’, ulet numri i të shtruarve, më pak pacientë në terapi intensive e intubim

Duket se situata me epideminë e COVID në vend po shkon drejt një përmirësimi, pasi, prej disa ditësh tashmë, vendi ka regjistruar një numër më të ulët infeksionesh të reja dhe po ashtu edhe viktimash.

Në 24 orët e fundit u raportua për 11 viktima dhe 519 raste të reja infeksioni, ndërsa spitalet duket se po ‘marrin frymë’.

Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, të shtruar në spital janë 399 pacientë, nga 406 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, në terapinë intensive janë 28 persona, nga 31 që ishin dje, ndërsa në intubim janë 10 pacientë, në krahasim me 14 një ditë më parë.

Back to top button