S’i dëgjon thirrjet e SHBA, Dacic vazhdon fushatën kundër Kosovës

Kreu i Diplomacisë Serbe, Ivica Dacic, po vazhdon propagandën kundër Kosovës, duke thënë se edhe 5 shtete do ta tërheqin njohjen ndaj pavarësisë së saj, deri në fund të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

I dërguari i Posaçëm i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë por edhe në Serbi, bëri thirrje që Serbia të ndalojë fushatën që po e bën kundër Kosovës.

Loading...

Por këtyre deklaratave të tij, siç duket nuk ua ka vënë veshin shumë Ivica Dacic, i cili po thotë se edhe 4 ose 5 shtete do të tërheqin njohjen ndaj Kosovës, deri në fund të vitit. 

Dacic ka thënë për mediet serbe se Palmer nuk ka pasur arsye që të përmend sanksionet.

“Ne nuk jemi budallenj që të mos e dimë se çfarë lejohet e çfarë jo”, theksoi ai.

Ndryshe, SHBA ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me blerjen e armëve ruse nga Serbia, duke paralajmëruar edhe sanksione ndaj saj./gazetametro.net

Loading...
loading...
Back to top button
Close