Si ti vjedhim shqiptarët pa u kuptuar? Drejtoria e Rrugëve, tender 171 milionë lekë për fotokopje

Zërat e shpenzimeve të disa institucioneve në vend janë nga më të habitshmet dhe me shifra të fryra.

E tillë është edhe procedura e tenderit të njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo e njohur ndryshe si DPSHTRR, ku ajo që bie në sy është vlera përtej çdo logjike tregu.

Loading...

Objekti i marrëveshjes kuadër është: “Shërbim printimi, fotokopjimi dhe skanimi në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe Durrës të Shërbimeve të Transportit Rrugor” me fond limit 17,145,540 (shtatëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzetë e pesë mijë e pesëqind e dyzetë) lekë të reja pa TVSH.

Procedura mban firmën e drejtorit, Blendi Gonxhja dhe është publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Loading...
loading...
Back to top button
Close