Skandal në doganat shqiptare, jep 20 euro nën dorë dhe hy në vendet e BE-së

Fiks Fare ka trajtuar disa herë denoncimet e shumta që bëhen nga të rinjtë që për të kaluar në pikat kufitare drejt BE-së u kërkojnë ryshfet. Nuk janë të paktë as personat që janë kthyer nëpër këto pika doganore nga policia me pretendime nga më të ndryshmet. Por kjo gjë mund të ndryshojë nëse paguan minimalisht 20 euro.

Kjo ka ndodhur në pikën kufitare të Muriqanit , ku pas disa denoncimeve të të rinjve Fiks Fare udhëtoi për të zbuluar të vërtetën. Gazetarët e Fiks Fare ndoqën rrugëtimin me një linjë autobuzi me destinacion përfundimtarë qytetin e Vienës në Austri. Nisja u bë në Tiranë dhe pothuajse të gjithë pasagjerët në autobuz ishin të një moshe relativisht të re.

Loading...

Bashkëpunëtorët interesohen në një agjenci udhëtimesh për ditën dhe orarin e nisjes së autobuzave drejt Vienës. Në agjenci pyesin nëse në pikën kufitare kur të kalojnë duke mos pasur letër garanci a mund t’i kthejnë apo jo, por punonjësi i agjencisë u përgjigjet se nuk kanë për t’i penguar. ” Marrin kudo nëpër dogana ryshfet, i thotë polici vetë shoferit mblidhi nga 5 euro secilit” shprehet punonjësi.

Por nga biseda me pasagjerët bashkëpunëtorët e Fiksit kuptuan se kjo mënyrë kalimi, pra me ryshfet nëpër pikat doganore është mëse normale. Me të mbërritur në pikën doganore të Muriqanit , polici hipën në autobuz dhe i nxjerrë të gjithë pasagjerët jashtë tij. Pas kalimit të kontrollit të pasaportave më shumë se gjysmës së pasagjerëve, të gjithë të rinj në moshë, u është mbajtur pasaporta në sportel dhe nuk u është vulosur.

Në këto momente vjen shoferi i autobuzit i cili të gjithë pasagjeëve që nuk u është vulosur pasaporta i kërkon nga 20 euro. Këtë ryshfet e kërkon punonjësi i policisë që t’u vulosi pasaportat e më pas të vazhdojnë rrugëtimin. Në pamjet e trasmetuara në Fiks Fare duket qartë se si shoferi i autobuzit u thotë të mbledhin eurot pasagjerëve e më pas ai do i vendosi në pasaportë dhe do shkojë t’ja japi policit në pikën kufitare.

Shoferi personave që kanë bërë pagesën prej 20 euro u thotë të hypin në autobuz që me vulosjen e pasaportave pas dhënies së ryshfetit të nisen.

Por kalimi në këtë lloj mënyre u jep dorë edhe shumë personave të cilët duan të kërkojnë azil. Një prej tyre ishte edhe një qytetar nga Lezha i cili pas dy vjetësh do të shkonte sërish në Gjermani ku do të aplikonte për azil. Ai i tregon në një bisedë bashkëpunëtorit të Fiksit se kjo ishte hera e dytë që do kërkonte azil në Gjermani dhe tashmë ishte pajisur edhe me dokumentacionin e duhur që askush nga shteti gjerman nuk do mund ta largonte. Ai herën e parë kishte aplikuar pasi ishte në gjak në Shqipëri se kishte plagosur dikë.

Nuk më besuan se nuk kisha dokumenta , por kësaj herë nuk ka gjerman të më thojë jo” shprehet ai.

Kam 5 plagosje në trup nga gjaksit dhe kam marrë letër tek Gëzim Noka ku i dhashë edhe 200 euro, edhe pse e meritoja vetë vërtetimin” tregon ai.

Më tej ai shprehet se ka marrë letër nga policia, edhe nga prokuroria dhe gjykata. Në të gjitha hallkat thotë se ka paguar ” prokurorit Arben Agovi i kam dhënë 500 euro për të ma dhënë letrën, ashtu siç duhet. Po edhe gjykatësin e kam paguar ama tani nuk po më vjen emri” tha ai.

BISEDAT

Fiksi – Kur ka autobuz për Austri?

Punonjësja e agjencisë – Strazburg

Fiksi – Se kur?

Punonjësja e agjensis – Të hën të mërkurr, të premte të shtunë

Fiksi – Sa është bileta

Punonjësja e agjensis – 80 euro

Fiksi – Edhe siguracioni këtu pritet ë?

Punonjësja e agjensis – Po

Fiksi – Biletën e ke prerë?

Pasagjeri – Po

Fksi – Vetëm ta ketë garant të kalojë

Punonjësi i agjensis – Nuk ka me i thën gjë njeri, nuk është çuni i ri 20 vjeç po shkon me shit drogë.Ça jan të gjithë këto të lodhur i len me kalu, dëm nuk bëjn kujt thonë shkojnë për punë krahu.
Fiksi – Marrin kudo nëpër dogana

Punonjësi i agjensis – I thotë polici vetë mblidhi të gjithëve nga 5 euro, per të gjithëve

Shoferi – Edhe ti për Mynih je

Pasagjeri – Jo për Salzburg

Shoferi – Mynih, Shtutgart dhe Salzburgu janë me këtë

Fiksi – Në dogana është problem

Pasagjeri – Pse doganë

Fiksi – Kontrolle, vonesa, ndonjë lekë e duan.

Pasagjeri – Kafe, 100 euro. Kam qenë një herë para dy vjetësh kam qenë në azil.Kam ikur nga greku me avion. E kam një vulë në pasaportë.Vulë po kam kërkuar vetë me ikë. Më erdh negativi mua dhe thashë dua me ikë.Kërkova vetë me ikë.

Fiksi – Ka ndonjë kushte që do të realizosh atje?

Pasagjeri – Ka kushte gjakmarrje, ndonjë problem gjak përshembull, vetëm se duhet me fakte me letra, vrasje atë po fiton diçka.

Fiksi – Ai si del me të vra nuk del me letra ai

Pasagjeri – Jo duhet ta japin një letër nëse je në gjak përshembull ke vrarë je në gjakë e merr me letër e merr me letër. Unë kam hangër pesë plumba mua që më shef këtu, pesë plumba kam hëngër, një e kam hëngër në dorë dhe katër i kam hëngër këtu. Tre operacione

Fiksi – Ça thu?

Pasagjeri – Tre operacione i kam me dosje i kam futur në fund të valigjes një dosje që ska gjerman që më kthen mbrapsh. Kur kam qenë për azil ju pata than rrezikoj për me më vra, kam plagosur një njeri dhe rrezikoj për me më vra. Sma mori për bazë, nuk kisha fakte nuk kisha dokumenta.Më erdhi negativ ika.Do shkoj prap në azil do ju them kur isha herën e para nuk ma morët parasysh, qe tani shif çfar më kan ba rrezikoj prap tani rrezikoj me gjithë familje.

Fiksi – Ke marë tek pajtimi i gjaqeve

Pasagjeri – Kam marrë atë, kam marrë ne Lezhë unë rri në Lezhë.

Fiksi – Keee ai si e ka ai?

Pasagjeri – Gëzim Noka. Kam marrë tek Gëzimi letrën si, jam në gjak, probleme gjakmarrje , kam marr nga prokuroria, kam marrë nga gjykata, kam marrë nga policia, kam marrë tek prefektura, domethën një dosje. 200 euro më ka marrë ai i pajtimit të gjaqeve

Fiksi – Ça thua ore, vetëm për të dhën vërtetimin

Pasagjeri – Bërtetimin që e ka pasur për detyrë me ma dhën se ska qenë duke bërë ndonjë shpifje ai as duke më bërë ndonjë nder, ka qenë i detyruar. 200 euro po e deshe. 500 prokurori

Fiksi – Cili mor?

Pasagjeri – Prokurori në Lezhë

Fiksi – Cili …?

Pasagjeri – Në Lezhë një Arben Agovi ish kryeprokuror?

Fiksi – 500 euro!?

Pasagjeri – 500 euro troç në zyrë po deshe

Fiksi – Ua

Pasagjeri – Me ta lëshuar sikur do.Sikur duhet unë dua 500. Nuk m’i kërkoi po ndonjë sen duhet se s’bën tha

Pasagjeri – Gjykatës

Fiksi – Kush t’i kërkoi ?

Pasagjeri – Për momentin e kam të regjistrum e kam në letra s’e mbaj mend.

Pasagjeri – Tash po të them

Në doganë në Muriqan

Pasagjeri – Si t’ja bëjmë?

Shoferi – A s’ke lëbiz në vendet e BE -së? Duhet garanci dhe një muaj para duhet me ta çu. Mblidhuni të tre. Tani mblidhini të tre dhe unë ja çova (lekët).

Pasagjeri- Nuk të lën për të kaluar këtu

Pasagjeri 2 – Nga një 20 -she

Pasagjeri 3 – Nga 20 -she

Pasagjeri 4 – Vjen vetë e i merr ( shoferi)

Shoferi – Sa ka? Mbledhi njëri këtu

Pasagjeri – Sa veta jeni

Pasagjeri 6 – Dy

Pasagjeri 7 – Nga 20

Shoferi- Jo, jo mbaj të gjitha m’i jep në fund. Nga 20 euro mbidhi të gjitha bashkë.Futi aty.njëzet. I ke dhën ti, as ti s’i ke dhanë?

Pasagjeri 8 – Ja kam dhan

Shoferi – Vazhdo të lutem.

Pasagjeri 9 – Mbaj 20 euro

Pasagjeri 10 – Komandant sa ban …?

Shoferi – Nga 20 , nga 20

Shoferi – E more pasaporten?

Pasagjeri 11 – Po të dy pasaportat.

Shoferi – Do ja jap ati të gjitha ( policit që vulos pasaportat). I more pasaporten, i more pasaporten?

Shoferi – Jo, jo mi jep 20, 20, Sa ke me dhën. /Top Channel

Loading...
loading...
Back to top button
Close