Tekstet shkollore/ Qeveria mbështet Këshillin Kombëtar në Serbi, Cakaj: Në shërbim të identitetit kombëtar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka bërë të ditur vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim, sipas Cakaj do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët
???… Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi✌ shprehet Cakaj.

Back to top button