Tërmete të frikshme shkundin gjithë Shqipërinë, ja epiqendra dhe magnituta. Raportohet për dëme

Një tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë duke rikthyer edhe më shumë panikun mes njerëzve.

Tërmeti u regjistrua në orën 03.54 të mëngjesit të datës 26 nëntor.

Loading...

EMSC raporton se tërmeti ishte me magnitudën 6.4 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 10 km larg qytetit të Durrësit.

Burime të shumta bëjnë me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Një pallat është dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda.

Durrësi është pa drita. Njerëzit kërkojnë ndihmë. Një pallat është dëmtuar rëndë dhe banorët nuk dalin dot.

Ky tërmet u ndje gjatë, për disa sekonda, në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

Raportohet se tërmetit tronditës i paraprinë dhe një seri tërmetesh të tjeta 8 orët e fundit, por fuqia e tyre ishte deri në 4.4 ballë.

Loading...
loading...
Back to top button
Close