Topi: Rama dhe Basha në sinkron, reforma zgjedhore është katastrofë

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka kritikuar Ramën dhe Bashës, pasi sipas tij ata nuk kanë vullnet për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Topi i konsideroi katastrofë punimet për reformën zgjedhore.

Loading...

Sipas Topit, kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të japë prova që nuk është në sinkron me kryeministrin Ram.

Katastrofë, katastrofë…Më vjen të përmend atë që kam thënë kur kam qenë Presidenti. 

Kam dhënë të gjitha argumentet pse ky sistem do të prodhojë autokraci, do të prodhojë vjedhje të pozicioneve në parlament, do të prodhojë një lloj demoralizim të njerëzve. 

Them katastrofë sepse ka një lloj kakofonie  përsa i përket zërave, jo po do jetë opozita që është jashtë parlamentit, jo po do jetë opozita e re, ndërkohë që unë mendoj që kjo nuk është një çështje teknikaliteti, por një çështje e vullnetit politike dhe vullneti politik mesa po shoh unë është që ti qëndrojnë 21 prillit 2008. Nuk shoh një zë të qartë, shoh zëra sekondarë. 

PS është shumë e konsoliduar sepse mesa duket që aty është vetëm një zë, është kryeministri. Por shikoj edhe në PD, ka vetëm 2-3 qëndrime por akoma mungon qëndrimi zyrtar i PD, i zotit Basha se çdo do të bëjë me sistemin.

Ajo që unë mund të them sot është interesi i një simbioze patologjike që ekziston sot mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës. 

Duhet të japin prova, në mënyrë të veçantë, zoti Basha duhet të japë prova që nuk është në sinkron me Ramën sa i përket momentit më të rëndësishëm. Ndryshe nuk do të ketë asnjë justifikim për gjithçka ka ndodhur dhe gjithçka do të ndodhë’” u shpreh kreu i FRPD-së.

Loading...
loading...
Back to top button
Close