Torovica një ‘minë me sahat’, lëshon ‘bombën’ e radhës

Moti i keq me reshje shiu ka rikthyer problematikën e shkëputjes së masivëve shkëmborë nga mali i Torovicës.

Ky gur që shikoni në video është shkëputur gjatë natës. Guri ka përfunduar poshtë rrugës së Torovicës.p style=”box-sizing: inherit; margin-top: 0px; margin-bottom: 1rem; font-size: 22px; line-height: 2rem; color: #000000;”>

Loading...

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, kjo dhe për faktin se ngjarja ka ndodhur natën kur nuk ka qarkullim të shpeshtë të mjeteve sikundër ka gjatë ditës.

Por guri ka rrezikuar një stallë bagëtish që ndodhet sipër rrugës.

Në të mbarështohen 400 krerë dele.

Banorët kërkojnë ndërmarrjen e masave nga autoritetet.

Mali i Torovicës vijon të jetë “një minë me sahat” për banorët e kësaj zone dhe drejtuesit e mjeteve, pasi sa herë ka shira ka edhe shkëputje masivësh shkëmborë.

Loading...
loading...
Back to top button
Close