U rindërtua para dy vitesh, shembet ura e Vanës në Delvinë, izolohen banorët

Shembet njëra këmbë e urës së Vanës në lumin e Kalasë në Delvinë.

Banorët prej kohësh kishin shprehur shqetësimin për urën, por pavarësisht kërkesave asnjë institucion nuk kishte reaguar.

Loading...

Ujërat e lumit kanë gërryer bazamentin e urës, duke bërë që kjo e fundit të mbahet vetëm mbi disa inerte.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2017 kjo urë u shemb duke rrezikuar jetën e disa udhëtarëve, pasi një furgon mbeti mbi urën e shembur.

Qeveria në bashkëpunim me Forcat e Armatosura ngritën sërish urën brenda 6 ditëve, por thanë se ura kishte sërish nevojë për ndërhyrje, pasi nuk ishte aq e fortë sa duhej, pasi ishte ndërtuar në kushte emergjence. Që prej asaj kohe në urë nuk është bërë asnjë punim.

Loading...
loading...
Back to top button
Close