“Uroj ta përurojmë stadiumin e ri me fitore”

Nuk ka luajtur titullar ndaj Andorrës, ndaj dhe shiriti i kapitenit ka kaluar në krahun e Memushajt. Por ndaj Francës ai pritet të jetë në fushë nga minuta e parë dhe njëherësh edhe kapiten i Kombëtares.

Elseid Hysaj ka dalë sot në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Edy Reja, ku u shpreh se skuadra kishte mentalitetin shumë poshtë ndaj Andorrës, teksa garantoi se në të ardhmen do të ketë një tjetër skuadër në fushë.

Loading...

ANDORRA – “Hymë në një nivel mental shumë poshtë dhe duhej të ishim më të egër në fushë. E kemi kuptuar gabimin dhe ndaj Francës do të hyjmë me mentalitet tjetër.”

Franca – “Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse Franca ka shumë kampionë si Mbappe, Grezmann apo Coman. Ka lojtarë me emër dhe prestigj.

Kanë një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara dhe ne kemi ndryshuar. Ato kualifikuese luajtëm më shumë me zemër, por duhet të tregojmë se kemi grup të mirë si ndaj Turqisë.”

TOTTI DHE KALIMI TE ROMA – “Do të na ndihmojë më shumë tifozëria jonë dhe dolëm 5 minuta për të parë stadiumin. Brohorimat na ndihmojnë.

Është nder për ne që vjen Totti, por sa i përket kalimit te Roma unë jam në Napoli dhe dua të rikuperoj vendin tim si titullar dhe më pas do të shohim.”

SFIDA ME KAMPIONËT E BOTËS – Nuk mendoj se Franca me kampionët që ka vjen dhe fal pikë se kemi stadium të ri. Profesionistët janë për të hyrë në fushë dhe për të fituar e jo për të bërë një kalim.

Ne duhet të kuptojmë se jemi ekip i fortë. Kemi ekip të fortë dhe dimë të luajmë e jo si dikur që vraponim kot. Edhe pse është Franca ne dimë të luajmë. Moldavia luajti mirë dhe duhet të jemi të qetë dhe të kemi besim te vetja se jemi të fortë.

Ne prapë luajmë me zemër, por me Rejën po bëjmë një lojë që luajmë mirë. Filmi më kujtoi disa çaste që nuk i kam ndjerë në fushë dhe të gjitha stadiumet ishin kuq. Rastet me Serbinë na bënë të na bëhej mishi kokërr”.

STADIUMI I RI – “Do të jetë ndeshje e veçantë sepse këtë stadium nuk e kemi pasur as ëndërr, sepse është stadium për lojtarë të mëdhenj. Do të mundohemi ta respektojmë këtë stadium me ndeshje të mirë dhe shpresoj me fitore” – u shpreh Hysaj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close