Vuçiç pas takimit me Palmer: Jemi gati për dialog, por nuk do pranojmë kurrë poshtërimin e Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, ka takuar sot në Beograd të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në kuadër të një vizite zyrtare të këtij të fundit në Kosovë.

Pas takimit Vuçiç ka deklaruar se kishte biseduar hapur dhe në mënyrë të sinqertë me Palmer, ndërsa thotë se beson që kushtet për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të krijohen për dy deri në tre muaj, raportojnë mediat në Kosovë.

Loading...

Më herët në Vuçiç në një intervistë për “Novosti” ka folur lidhur me mundësinë për dialog me Kosovën.

Vuçiç tha se deklaratat e të ngarkuarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, cili tha të premten në Prishtinë se Serbia nuk mund të hyjë në BE, përveç nëse e njeh një Kosovë të pavarur nuk e kanë surprizuar.

“Ne ta njohim Kosovën e pavarur, kurse ata të na heqin taksat? Kjo mua më ngjan me një tallje. Megjithatë, ne do të jemi të gatshëm për bisedime dhe për të arritur zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të pranojmë poshtërimin e Serbisë!”, tha presidenti serb. /e.s/

Loading...
loading...
Back to top button
Close