Voskopoja destinacion turistik për fundjaven, vizitorët: Çmimet janë të përballueshme

Voskopoja është një prej zonave më atraktive turistike në qarkun e Korçës dhe këtë fundjavë është vizituar nga dhjetra qytetarë nga Tirana, Fieri apo dhe rrethe të tjera të vendit. Grupi i xhirrimit i ABC Neës ka takuar disa prej tyre që e nisën ditën me një shëtitje për të parë kishat dhe arkitekturën e këtij fshati.

“Për herë të parë në Voskopojë dhe vimë nga Tirana, arkitektura është shumë e bukur”, shprehet një vizitore.

Të pyetur për çmimet vizitorët thonë se për një fundjavë ato janë të përballueshme.

Nëpër rrugica e Voskopojës ka ende dëborë dhe më të vegjlit i gëzohen.

Si në verë ashtu dhe në dimër falë klimës së favorshme dhe panoramës piktoreske Vokopoja vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj.

Back to top button
Close