Agjencia amerikane AP: Vuçiq po hedh benzinë në zjarr në Ballkan

Agjencia amerikane e lajmeve AP në një tekst lidhur më situatën mes Beogradit dhe Podgoricës dhe incidentet që po ndodhin ka vlerësuar se presidenti i Serbisë Vuçiq me paralajmërimin për shkuarje në Malin e Zi “po hedhë vaj në zjarr”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

AP shkruan se Mali i zi sot „ dënoi ashpër agresionin në ambasadën e saj në Beograd gjatë protestës ultra-nacionaliste të disa mijëra tifozëve huligan që ndezën fishekë zjarre dhe brohoritën “djegien” që përbënë sulm në pavarësinë e vendit “.

“Masa ishte drejtuar drejtë ambasadës së pambrojtur dhe u tentua djegia e flamurit malazez për shkak të ligjit për liritë fetare, që sipas serbëve diskriminon Kishën Ortodokse Serbe”, shkruan AP.

Ky medium transmeton fjalët e kryeministrit Dushko Markoviç se sulmi ndaj ambasadës është akt jo civilizues dhe “sfidë e pavarësisë dhe litinës së vendit të tij “.

“Do të shpëtojmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që vjen nga aktorët brenda e jashtë vendit”, ka thënë ai shkruan AP.

“Mali i Zi u nda nga Serbia dukshëm më e madhe pas referendumit të vitit 2006 dhe është vetëm një e treta e saj me 620 mijë banorë, banorët e saj janë të lidhur me Beogradin dhe deklarohen serbë “, shkruan AP dhe shton se „ malazezët pro-serbë në krye me kishën ortodokse dhe propagandën e Serbisë çdo ditë organizojnë marshe edhe protesta”.

Përderisa ata flasin “ se ligji mundëson shtetit malazez marrjen e pasurisë së SPC përfshirë tempujt edhe kishat e manastiret, qeveria malazez ka mohuara shumë herë këto konstatime “.

AP thotë se “hedhja e vajit në zjarr, ka sjell raportet mes dy vendeve në pikën më të ultë të aleatëve të dikurshëm, kur Vuçiq paralajmëroi vizitë serbëve malazez me rastin e Kërshëndellave me 7 janar”.

Vuçiq sipas AP ka “akuzuar kryeministrin malazez “për gënjeshtër se ambasada nuk ka qenë e mbrojtur” . “Ne nuk rrezikojmë pavarësinë e MZ por ju po rrezikoni tempujt që na takojnë”, ka thënë Vuçiq, transmeton AP

Më pas Ap përshkruan ftesën reciproke për ambasadorët dhe të ngarkuarit përkatës te përfaqësueseve në biseda dhe refuzimin e tyre në të dy vendet që të marrin notat rreth situatës së krijuar.

Daçiq ka thënë se ambasadori i Serbisë “refuzoi notën dhe akuzën nga MZ për krizën dhe bartjen e përgjegjësisë te Beogradi”.

Ndërkohë ai e cilësoi “jo produktive” tentimin e ndezjes së flamurit” që i shkon për shtati “armiqve të popullit serb”.

Ambasadorja amerikane në MZ, Xhudi Raising Rainke duke komentuar situatën tha se “është e shokuar me xhirimet e nëpërkëmbjes së flamurit malazez në ambasadën në Beograd”, tha ajo duke shtuar se “sulmi në misionin diplomatik është i papranueshëm”, dhe se dallimet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me vandalizëm“.

Back to top button