Donald Trump ‘bën bashkë’ Ramën e Berishën

Edi Rama dhe Sali Berisha nuk ndajnë të njëjtin mendim thuajse për asgjë në politikën e brendshme të vendit, por aksioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vrau gjeneralin e forcave speciale iraniane, Qassem Soleimani i ka bërë bashkë.

Kryeministri dhe paraardhësi i tij kanë përshëndetur dhe mbështetur vendimin e Donald Trump. Mesazhet janë përcjellë në gjuhë të ndryshme, por me thelb të njëjtë.

Rama ka reaguar në anglisht përmes Twitterit.

“Si një vend që kemi njohur prej kohësh aktivitetin kriminal të Iranit kundër botës së lirë dhe u distancuam prej tij, Shqipëria nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse të miratojë fuqishëm qëndrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj aktiviteteve djallëzore të regjimit të Teheranit. Ne qëndrojmë në krah të SHBA dhe shpresojmë që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, shkruan Rama.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e përcjell mesazhin në shqip, madje edhe duke “shqipëruar” emrin e gjeneralit iranin të vrarë në Bagdad. Berisha thotë se Kasem Sulejmani, një nga figurat kryesore të terrorizmit botëror mori atë që meritonte.

“Përshëndes këtë akt si një goditje të merituar ndaj regjimit diktatorial të Ajatollahëve që vetëm javët e fundit ekzekutoi në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit mijëra demostrues paqësore dhe që është mbështetje kryesore e regjimeve kriminale të Lindjes së Mesme, kërcënim kryesor për paqen, stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik”, shkruan Berisha.

Kasem Sulejmani, nje nga figurat kryesore te terrorizmit boteror mori ate qe meritonte!Kjo eshte fitore e paqes!Te…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 3. Januar 2020

Back to top button