FOTOT/ Media amerikane vëmendje Shqipërisë: Një nga destinacionet më të bukura verore në Europë nuk është aty ku mendoni!

Media amerikane online e profilizuar në udhëtime, gastronomi dhe kulturë ka publikuar një artikull mbi Shqipërinë të titulluar: “Një nga destinacionet më të bukura verore në Europë nuk është aty ku mendoni”. Sipas këtij artikulli bukuria e Rivierës Shqiptare nuk ka të krahasuar as me brigjet e Amalfit në Itali, as me Santorinin e Greqisë dhe as me plazhet e Dubrovnikut në Mal të Zi.

“Madhësia e vogël e Shqipërisë – është pak më e madhe se Maryland – kjo e bën atë perfekte për eksplorim, nga kryeqyteti i modës i Tiranës deri tek Alpet Shqiptare, shtigjet e të cilit rivalizojnë Zvicrën dhe Zelanda e Re. Por zemra e vendit është Riviera”, shkruhet në artikull.

Sipas shkrimit “Ata që flenë në këtë copë parajse të qetë midis Greqisë dhe Malit të Zi – domethënë, të gjithë – humbasin plazhet më të mira në Europë. Ja se çfarë ju mungon, dhe ku duhet të shkoni: në Dhërmi”.

Më pas artikulli përmbyllet me një përshkrim të detajuar të bregdetit të Dhërmiut dhe bukurive të pafundme të këtij plazhi dhe rrugës që të çon në të.

loading...
Back to top button
Close