Mesazhet e “koduara” nga SHQUP-i dhe Lalëzi

Nga Artur Ajazi

Gara për të marrë autorësinë e të bërit “opozitë”, ose edhe për të evidentuar “trimin” ndaj kryeministrit Rama, duket se është kthyer në platformë boshe që veçse po nxit ecjen përpara të projekteve integruese të vendit. E ndërsa Meta nga Lalëzi (ku ndodhet vila e tij luksoze) merret me “detin e trazuar” dhe mbetet në pritje të “qetësimit të tij”, konkurenti i tij Lulzimi, tjerr teori të tjera, duke aluduar dhe rekomanduar aleatë të rinj “stradegjikë” për Shqipërisë.

Loja me mesazhet e koduara nga SHQUP-i dhe Lalëzi, nga majat e maleve të Martaneshit dhe Pukës dhe pastaj nga dekorimet e ambasadorëve të huaj, duken si përpëlitjet e fundit të një kaste të vjetëruar njerëzish, që veç “kujdesit” për pasuritë e tyre përrallore, nuk kanë merak tjetër.

E ndërsa Meta vazhdon i “qetë” pushimet e tij të një vere të gjatë, duket se nuk ka lënë pas dore edhe “shqetësimin” për afrimin e datës 18 tetor, ku pret me padurim përgjigjen për hapjen e negociatave. Por padurimin e Metës e ka shfaqur edhe Lulzimi, që ka gjithë verën që zbulon dosje me probleme që sipas tij “i ka mbyllur Arta Marku e urdhëruar nga Rama”.

Dosjet e “vjedhjes së votave të 2015 apo 2017”, janë thjesht imagjinata e shfrenuar e Lulzimit për tu marrë me diçka, kur oborri i opozitarëve të rrugës ka mbetur bosh. Mesazhet e koduara që vijnë nga Lalëzi dhe SHQUP-i, janë psherëtime të mbytura, të atyre që janë në pritje dhe ankth për çfarë do të sjellë shtatori i fundit i shpresës së humbur.

Shtatori i fundit i cili do ti mbyllë rrugën në Shqipëri, jo vetëm politikës informale, jo vetëm politikës antishqiptare dhe antikombëtare, por do ti mbyllë rrugën e politikës çdo personi që ka “ngjyer” duart dhe krahët me pasuritë e shqiptarëve, me pasuritë e këtij vendi, që ka ngritur perandorinë e tij të biznesit nga fushat pjellore deri në malet shekullore.

Mesazhet e koduara janë thirrje të dëshpëruara ndihme dhe ulurima vajtuese, për çfarë ka nisur dhe do të bitiset me ligj dhe kushtetutë, për cilindo që ka mbushur madje dhe e ka derdhur “kupën” me mëkate dhe faje të rënda ligjore.

Mesazhet e koduara, lëshohen si pasthirrma appel vide (thirrje boshe) ndaj një realiteti që ka ndryshuar në kahun e duhur, pasi partneri ynë stradegjik SHBA (por dhe BE) investuan fuqishëm në nisjen dhe vazhdimin e Vettingu-t në drejtësi, duke shprehur vendosmërinë e ndëshkimit të çdo politikani që rreket ta

pengojë atë si deri sot. Të bashkuar për “vetëm një qëllim dhe një dëshirë”, atë të pengimit të reformave në drejtësi dhe integrimin e vendit drejt BE, expediteur (dërguesit) e mesazheve të koduara, janë në hall të madh. E ndërsa i pari ka marrë malet, dhe nuk dihet se kur do të kthehet në detyrë si “njeriu mbi palët”, i dyti nuk po lë gurë pa lëvizur, për të nxjerrë nga arkivat e organeve të hetimit, ndonjë “dosje me probleme”.

Publikimi i atyre që Lulzimi i quan “dosja 184” apo “dosja 339”, dhe të tjera tufa me letra bakalli, nuk janë asgjë tjetër më shumë se kotësia dhe dëshpëtimi që shpalosin mesazhet e koduara të Ilirit nga vila e tij (e mbetur pa mysafirë) në Lalëz.

Back to top button