Mbahet sot online nata finale e Eurovision 2020 ku merr pjesë dhe Shqipëria

Eurovisioni 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, është vendosur që të mbahet online si asnjëherë më parë. Finales së Festivalit Evropian të këngës përveç 41 konkurrentëve, do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara.

Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe eventi do të transmetohet sonte në RTSH-1 HD nën drejtimin e Andri Xhahut, në orën 21:00. Ky lloj formati është quajtur Europe Shine A Light.

Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.

KLIKO KETU PER TA NDJEKUR DREJTPERDREJT

loading...
Back to top button
Close