Mokra, destiancioni turistik mes pafundësive të bukurive natyrore dhe historike

Bukuritë e Mokrës janë të pafundme. Mokra është një nga 76 fshatrat më të bukur të rrethit të Pogradecit. Mes mijëra përrenjve, qindra fshatrave, dhjetëra liqeneve, krahina e mullinjve nga fshati Kozici në Shkumbin të lë pa frymë.

Natyra bujare nuk i ka kursyer asgjë Mokrës. Njerëz punëtorë, të dashur, mikpritës i gjen në çdo fshat të Mokrës. Pozita gjeografike pranë liqenit të Ohrit dhe kushtet klimaterike, e kanë favorizuar këtë krahinë që të popullohet që në kohët antike.

Fshatrat ‘flasin’ për shekuj histori, për sakrifica, e legjenda të rralla.Nga varret ilire të Selcës, rruga Egnatia, Gurët e Nuses, Ura e Golikut, e deri tek liqenet mahnitëse të Lukovës mbi Bishnicë, liqenet e Shën Marenës, Liqenet e Lenies. Mokra të qetëson shpirtin dhe mendjen.

“2 orë nga Tirana të presin pafundësi me bukuri dhe histori. Eja në Mokër”, është ftesa që bashkia Pogradec, i bën të gjithë qytetarëve, që këtë vit të vizitojnë dhe të kalojnë pushimet në fshatin me bukuri të veçanta. / atsh/ KultPlus.com

loading...
Back to top button
Close