Nuk ka ndryshim sistemi, Hajdari: Pse Basha do ta mbajë Ramën perandor?!

I vetmi konsensus në tryezën katër orëshe të Këshillit Politik ishte shtyrja e diskutimit, për ndryshimin sistemit zgjedhor nga dy partitë e mëdha, në një fazë të dytë. Domethënë pas zgjedhjeve të 2021-it

Rudina Hajdari nuk e ka pritur mirë këtë vendim. “Unë erdha në këtë tryezë me synimin që të ndryshoj sistemin zgjedhor”.

Hajdari tha se ka propozuar një formulë që është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët edhe ambasada amerikane që e hap listën pjesërisht.

“Edhe këtë ma hodhën poshtë. Po mirë, a më thoni ju pse këta njerëz kanë kaq frikë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të hapur listat për t’i dhënë shqiptarëve të drejtën për të votuar atë që duan?”, tha ajo

Dhe pakënaqësinë kësaj here nuk e kishte me Ramën, por me Bashën.

“E kuptoj fare mirë Edi Ramën që e do këtë sistem se ka 74 mandate më shumë se gjysmën e parlamentit e me këtë pushtet është bërë autoritar, ka dhënë koncesione e është bërë i pasur… Por s’e kuptoj Lulzim Bashën që e ka bërë Ramën perandor, pse Lulzim Basha do ta mbajë Ramën perandor?

Ndaj edhe pse sot këta qëndruan bashkë me njëri tjetrin kundër këtij propozimi të denjë të realizueshëm në një kohë të shkurtër, nuk e bënë e thanë gjëra të ndryshme, unë se pranova atë përgjigje se duam që në zgjedhjet e 2021 të shkojmë me sistem tjetër.

Unë nuk dorëzohem fare se në një anë kemi klasën e vjetër politike, në anën tjetër shqiptarët që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Të kemi të drejtën që në atë parlament të futen ata njerëz që e meritojnë…”, tha ajo

Back to top button