Sektori turistik në prag falimentimi, ja nevojat urgjente

TURIZËM KËRKOJNË, MUNDËSI ZHVILLIMI NUK JAPIN!

Turizmi është padyshim një nga sektorët më të prekur nga pandemia, teksa sa më shumë afron sezoni turistik, aq më tepër ndihen pasojat. Me hapjen graduale të bizneseve dhe rifillimin e lëvizjeve, turizmi shihet si motori i vetëm për rindezjen e ekonomisë, mirëpo në vendin tonë qeveria nuk ka dhënë një mbështetje të posaçme për aktorët e këtij tregu.

Ndonëse nuk ka një datë zyrtare se kur do të çelet sezoni turistik, strukturat hoteliere po vijonë nga puna, për të pritur pushuesit e parë. Drejtoresha e Turizmit, Rovena Moçka, në një intervistë për ‘Monitor Ekonomi’ u shpreh se vijojnë diskutimet me rajonin për një hapje të koordinuar të kufirit tokësor, teksa shton se deri tani ku sektor ka mbijetuar.

“Ka qenë një sektor i privilegjuar në kuptimin e masave financiare të dedikuara që u dha për industrinë turistike. Sigurisht nuk plotëson të gjithë pritshmërinë që ka patur biznesi, duke future brenda edhe fitimet e munguara, por ka qenë një ndihmesë për të mbijetuar.”

Mirëpo, menaxheri i një agjenci turistike, Agim Mehmeti, nuk është i këtij mendimi.

“Fatkeqësisht ne kemi qenë jashtë 2 paketave të para. Bizneset e mëdhaja të turizmit nuk kanë marrrë as pagesën prej 40 mijë lekësh, me argumentin e mosheqjes nga puna. Por, teksa ishte çdo gjë e mbyllur, dhe filluan shkarkimet e para , të gjithë këto struktura ishin në qiell të hapur, të pambrojtura”.

Ndonëse 2020 shihej si një vit me shumë rëndësi për turizmin, që do ta çonte në një shkallë më të lartë, pasi një vit më parë ndërtimet e reja, përshtatja e paketave turistike dhe vlerësimi për Shqipërinë, e kthyen atë në destinacion për 6.4 milionë banorë, por pandemia ka vënë në pikëpyetje edhe mbijetesën.

Ecuria e tij, varet nga hapja e kufijve tokësorë e ajrorë e detarë. Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve të Kosovës thekson se nëse një vit më parë nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë 80 mijë turistë, deri tani nuk ka ende asnjë rezervim.

“Mbi 80 mijë klientë kemi patur një vit më parë në drejtim të Shqipërisë. Këtë vit, e njëjta periudhë, thuajse është zero. Kam kërkuar hapjen e kufijve, pasi Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm i shqiptarëve të Kosovës, për shumë arsye.”

Ministria e Turizmit ka deklaruar deri tani se për shkak të situatës, në plazhe duhet të ruhet distanca sociale, çka do të sjellë një numër edhe më të vogël të pushuesve për shkak të ngushtimit të hapësirave. Administratori i një hoteli shprehet se përveç ngushtimit të hapësirës, edhe zbatimi i protokolleve kërkon shumë kosto.

“Do ndikojnë edhe kostot për shërbimin e klientëve, duke nisur nga dorezat, masakat, dezinfektuesve, që janë kosto shtesë. Sa i përket rërës ende nuk është vendosur rregullorja, por pritet që çadrat të jenë në distanca me nga 3 metra e gjysmë. Dominimi më i madh është i tregut polka, skandinav, të cilët kanë nisur me një numër të lartë, ndonëse vonë. Kemi edhe tregjet ballkanike, por nuk duhet të harrojmë se gjatë kësaj periudhe, pa nisur sezoni kemi shumë klientë që vijnë nga Kosova.”, tha Muhamed Kurmeni.

Duke qenë se 81% e turistëve që vijnë në Shqipëri, hyjnë nga rrugët automobilistike, pritet që turizmi tokësorë të jetë i pari që përfiton, të paktën në fillimin e verës. Po ashtu, operatorët theksojnë se duke qenë se turizmi historik, kulturor, arkeologjik frekuentohet më shumë nga persona mbi 60 vjeç, por duke qenë se kjo kategori është më e rrezikuar nga pandemia, atëherë kjo fashë do vizitojë më pak Shqipërinë dhe këto ture do tkurren.

E ndonëse kryeministri Rama ka thënë se turizmi këtë vit do jetë lokal, duhet të kemi parasysh se mijëra shqiptarë janë të papunë dhe në vështirësi ekonomike, duke bërë që pushimet të mbesin në plan të dytë. Kështu, agjencitë do ulin çmimet për të bërë paketat turistike më të përballueshme, që minimalisht të mbijetojnë, por kjo do jetë minus i madh për ta sepse të ardhurat duhet që të mbulojnë të ardhurat minimale. Shqipëria ende nuk e ka një datë zyrtare rreth hapjes së sezonit turistik dhe kjo e bën më të vëshirë përgatitjen.

Por, çfarë kërkojnë operatorët:

Hapje sa më të shpejtë.
Lehtësim të protokollit.
Hapja e kufijve, të paktën kufijtë me vendet fqinje.
Rinisja në qershor me turistët e parë.

loading...
Back to top button
Close