Shteti humb 1.2 mld lekë kontribute nga bllokimi në pandemi

Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në buxhetin e shteti u mblodhën prej sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në total 32.2 miliardë lekë, krahasimisht me 32.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm nga sigurimet shoqërore, të ardhurat ishin 27.8 miliardë lekë në 4 mujor, me një rënie prej prej 1.4 për qind në raport me faktin 2019 dhe në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë 1.5 për qind më shumë.

Të dhënat për periudhën e izolimit tregojnë, që buxheti i shtetit ka humbur 1.2 miliardë lekë apo 9.7 milion euro nga sigurimet shoqërore dhe pjesa më e madhe e humbjeve është shkaktuar në muajin mars krahasuar me prillin.

Të dhënat e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë flasin për 60 mijë vende të humbura pune si pasojë e krizës që shkaktoi izolimi për shkak të pandemisë. Qeveria ka mundësuar nga ana e saj dhënien e pagës së luftës prej 26 mijë lekësh për 60 mijë të punësuar për tre muaj, ndërsa për 176 mijë të tjerë po vijohet dhënia e një page prej 40 mijë lekësh.

loading...
Back to top button
Close