Shtigje turistike në natyrë, 8 km rrugë në këmbë për të eksploruar malin e Rrencit në Lezhë

Një udhëtim përmes Malit të Rrencit në Lezhë, i cili zgjat më tepër se 5 orë në këmbë, është një guidë mbi rrënojat historike. Nga njëra anë është plazhi i Shëngjit, në tjetrën është një nga fushat më prodhuese, ajo e Torovicës.

Natyra shkrihet me kulturën, historinë dhe traditën.  Për tu ngjitur 387 metra mbi nivelin e detit duhet të përshkruash 8 kilometra me këmbë.

Bashkia ka vendosur sinjalistikën e nevojshme për ata që pas plazhit në Shëngjin, duan të ngjiten në majën e malit piktoresk.

Shenjat orinetuese në rrugë, lehtësojnë lëvizjen në këtë shteg.

Ne kemi vendosur disa tabela ku degëzohet rruga e plazhit për në ranën e hedhur dhe pas tabelave kemi shenjëzuar edhe disa shtigje sipas standarteve evropiane në mënyrë që turistët ti gjejnë këto bukuri natyrore”, është shprehur drejtori i Turizmit Renaldo Xhanej. 

Kemi vendosur tabela prej druri tabela ekologjike dhe sot do të përshkojmë 60 km rrugë, një gjë e tillë do i ndihmojë vizitorët”, ka thënë historiani Paulin Zefi. 

Vite me parë guidat kanë lënë gjurmë për të drejtuar udhëtaret drejt malit të Rrencit. 

Gurë të vendosur në pemë vite më parë ishin një mënyrë orientimi për të gjithë ata që zgjidhnin të kalonin fundjavën në këtë zone. 

Këto janë shenja që banorët i vendosnin për tu orientuar . Kanë përdorur gurë pasi qeset dhe letrat i merr era”, është shprehur specialisti i kulturës Theodhor Bllahova.

E ndërsa ecën nëpër mal, poshe le vijën bregdetare te adriatikut.

Është hera e parë që vij në këtë mal, dhe pamja është e mrekullueshme, shikon male, ujin, dhe shikon Shengjinin. Unë do të vij sërish. Sinjalistika e ka ndihmuar këtë vend për të ardhë më shpesh”, ka thënë specialist Turizmi Erjon Elmazi.

Në këtë pllajë kullosin dhenë e lopë, të banorëve të zonës.

Kjo faqe mali mbulohet nga bimë mjeksore. Në këtë lartësi rritet  sherebela, listra e trëndafili i egër. Ka thana e dardha të egra. 

“Është shërbela origjinale që shërben për çaj, nuk gjen sherbelë më të mirë se kjo. Do e mbledh do e thaj dhe do e shërbej për çaj është shumë e mirë për shëndetin”, është shprehur një banori zonës.

 Rrugëtimi të shpie edhe në një ndër kishat më të lashta në zonë. Kisha e Shënkollit eshte 600 vjeçare.  I kanë mbetur vetëm muret.

Prane kishes jane varret 6 shekullore. 

Kjo është një kishë e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV ndërsa në vitin 1629 sipas relacioneve kishtare kjo kishte emër tepër, pasi banorët e rinj që erdhën kanë marrë dhe emrin e shenjtorit me vete. E veçanta e kësaj kishe është se në fillim ajo përdorej si kapele mortore më pas është kthyer në kishë muret dhe struktura është e shekullit XV”, tha ndër të tjera historiani Paulin Zefi

Në mbishkrimin e gurit të varreve janë ruajtur ende simbole pagane, deshmi e vendbanimeve te hershme ne kete zone.  

Tumat ilire të tipit dalmatin që janë të vjetra 3500 deri 4 mijë vjeçare dhe janë të ndërtuara nga guri por që akoma nuk është studiuar”, shprehet historiani.

Pak flitët për to. Studiuesit dhe banorët thonë se ato datojne 3500 apo 4000 mijë vjet më parë. 

Në mungesë guide, vizitorët drejtohen nga banorët e zonës për te gjetur shtigjet gjate eksplorimit. 

 “Erdhën me biçikleta dhe kërkon të uleshin në një shteg por që ishte e pamundur. Por aty janë ulur”, ka thënë një banor i zonës. 

Pas rreth 5 orësh,  arrihet në pikën më të lartë të malit të Rrencit. Në kthim vizitorët memorizojmë dhe momentet e fundit të këtij rrugëtimi.

Itinerarin e malit në rrugën e kthimit është një eksperiencë marra mendëse ku duke lënë këtë mal të bukur është dhe panorama e plotë e bregdetit të lezhit dhe thuajse e të gjithë gjirit të Drinit. Kjo është një mundësi e mirë turizmi”.

Përfundimi ishte fantastik do jemë sërish i pranishëm radhën tjetër thekson vizitori./abcnews.al

Shtigje turistike në natyrë, 8 km rrugë në këmbë për të eksploruar malin e Rrencit në Lezhë

Back to top button