“Zgjedhorja”/ Hajdari nuk mjaftohet me rikthimin e opozitës në tryezë: E vlerësoj gatishmërinë e Bashës, por duhet edhe…

Bashkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e vlerëson vendimin e Bashkës për t’u rikthyer në tryzën e Këshillit Politik dhe e cilëson si diçka pozitive.

Por për Hajdarin nuk mjafton. Ajo kujton se duhet konsensus për ndryshimin e sistemit, në mënyrë që tryeza të japë rezultatet.

STATUSI NGA RUDINA HAJDARI:

E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë.

loading...
Back to top button
Close