“Ç’a t’i dojë zemra asaj…”/ Çela i bëri dhuratë makinë 40 mijë euro gjyqtares! KUSHTI i vetëm ishte…
Enkeleda Kapedani e njohur si gjyqtarja e Tik Tok-ut e shkarkuar nga detyra e saj prej procesit të Vettingu-t ka marrë një ofertë nga Suel Çela për një makinë me vlerë rreth 40 mijë euro.
Kushti i vetëm ishte të tërhiqej nga gara për kryetare gjykate kjo pasi qëllim ishte që ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu të caktohej në atë post.
Suel Çela ka ofruar një makinë me vlerë 40 mijë euro për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e njohur edhe si “gjyqtarja e TikTok-ut”, e shkarkuar sot nga Vettingu, me kushtin që ajo të tërhiqej nga gara për kryetare gjykate.
Më 25 shtator 2020, Marjus Lulaj (Suel Çela) ka pasur një komunikim me Klaus Matishin, ku i thotë se ka dërguar Blerin për të biseduar me Kapedanin dhe i ka shpjeguar se po i ofronin një makinë si dhuratë për t’u tërhequr nga gara dhe për të mbështetur Fetahun. Në këtë mesazh, Çela thekson se Kapedani nuk pranon të tërhiqet, “edhe pse ka respekt për çunat” pasi e konsideron të rëndësishme karrierën e saj në sistemin e drejtësisë.
“…e cova Blerin të flasi me Enkeleden i rreshtova arsyet i thash ne e dimë që je burrneshë prandaj po vimë te themi tërhiqu jepja votën Fates dhe Landi është pa diskutim i thash ka një makin dhurat ca t’i dojë zemra asaj..”
Më 30 shtator 2020, Suel Çela ka dërguar një tjetër mesazh për Klausin, ku shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Kapedanit për të mos u tërhequr nga gara. Ai tregon se ishte munduar të bënte gjithçka që të sigurohej që Kapedani do të tërhiqej, por kjo nuk ndodhi.