Rreth nesh

 

Agjencia Informative e të gjithë Shqiptarëve “Zgjohu Shqiptar” është një ndërmarrje mediatike e pavarur me autorë një grup gazetarësh vullnetaresh por edhe të punësuar aktualë në mediat elektronike dhe te shkruara shqiptare.Transmetimi ynë i parë ndodhi më 27 Janar 2010 kur themeluam faqen e vetme ne facebook te nje ceshtjeje te padrejte kombetare, “Kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut”. Kundërshtuam me zerin më të lartë nga ana jonë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare ku ne ishim ndër të parët që e denoncuam këtë padrejtësi që po behej në kurriz të shqiptareve,madje duke e cilësuar një lojë nga ana e grekut,ashtu por si në titull. Kemi dhenë ditë pas dite informacione dhe fakte konkrete për të ndergjegjesuar cdo qytetare shqiptare. Prej asaj kohe ne ofrojmë informacion pa ndërprerje dhe ne kohe reale për atë që ndodh në hapësiren mbarëshqiptare duke informuar cdo qytetar shqiptarë anemban botës rreth gjithckaje që ka lidhje me kombin Kuq e Zi.

Agjencia Informative “Zgjohu Shqiptar” është një website i cili ka si qëllim dhënien e informacionit në një kohë sa më të shpejtë dhe objektive. Kryesisht kemi publikuar e vazhdojmë të nxjerrim në dritë të gjitha të fshehtat dhe padrejtësitë që i janë bërë Shqipërisë dhe që vazhdojnë të na behen.

“Zgjohu Shqiptar” eshte i dedikuar te promovoje dhe te mbroje vlerat kulturore, kombetare, etnografike e turistike te kombit shqiptar.

Veçantitë
Agjencia Informative “Zgjohu Shqiptar” është e hapur për të gjithë qytetarët. Në këtë website përveç informacioneve të shumta do të ketë dhe një dritare për të gjithë qytetarët që të publikojnë probleme dhe informacione të vlefshme për komunitetin.

Të gjithë kanë të drejtën për të dërguar shkrime, komente, informacione apo dhe investigime, por publikimi i tyre do të kalojë më parë në filtrin e administratorëve të website-it.

Rifreskimi i faqes bëhet në mënyrë të shpeshtuar duke vendosur lajmet më të fundit nga të gjitha fushat.

Për çdo informacion dhe kërkesë, ju mirëpresim të na kontaktoni.

Adresa e kontaktit e-mail është: zgjohushqiptar@hotmail.com

Loading...
loading...
Back to top button