Historia e të tmerrshmit të Beratit/ Altin Dardha, si bëri 61 vrasje me dorën e tij. Gazetari: Qëllonte njerëz për nishan

Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka shkruar një libër mbi aktivitetin e tij kriminal. Në një rrëfim në emisionin “Opinion”, Dervishi solli një pjesë të rrëfimit të tij për Dardhën.

Dervishi: Përpara se të ikte nga Berati në korrik të vitit 1998 ai u kishte thënë miqve që kam vrarë 56 njerëz. Është rikthyer dhe vrau edhe 5 të tjerë që shkoi 61. Gjatë periudhës që ka qenë në Greqi rrëfeu edhe një vrasje tjetër të tij.

Ishte sherr për femër dhe u fut në një lagje të Athinës ku ka shumë rusë. Dhe rusi atje ka qenë në lokalin e vet në miqësinë e vet dhe ai u fut qetë- qetë, i futi dy plumba në kokë dhe doli .

Fevziu: Është e vërtetë që ka qëlluar dhe njerëz për nishan?

Dervishi: Janë histori që qarkullojnë në Berat, që ka marr për nishan një burrë plak që ecte paralel me rrugën. Nuk e kanë kapur plakun, por kjo është historia që e tregojnë.

Në vijim, Dervishi tha se Altin Dardha është ekzekutuar në Greqi në vitin 1998, tre ditë pasi vrau Buran Tomorrin, qëllimin e jetës së vet. Gazetari u shpreh se Dardha u varros në Greqi, nga meraku se edhe pas vrasjes kundërshtarët e tij mund ta dëmtonin varrin.

Back to top button