Nga takimi me Ramën te nderimi me “Yllin e Mirënjohjes”/ Axhenda 2-ditore e Bill Clinton në Tiranë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në datat 3 dhe 4 Korrik.

Presidenti i 42-të i Amerikës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e nesërme.

Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Më pas ata do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij.

Back to top button