Xhaka: Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marrë askush

, Xhaka: Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marrë askush

“Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, këto ishin fjalët e Granit Xhakës vitin e kaluar për Arsenal TV.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore për pothuajse një javë, pas festimit me shqiponjë kundër Serbisë, shkruan Insporti.

Ai edhe u dënua për këtë veprim nga FIFA me 10 mijë franga zvicerane, aq sa Xherdan Shaqiri, kurse kapiteni, Lichtsteiner, që u solidarizua me shqiptarët, u dënua me 5 mijë.

Një vit më parë ai kishte shpjeguar krenarinë rreth prejardhjes së tij për kanalin zyrtar të Arsenalit.

Ai ndër të tjera kishte folur për vuajtjet që kishte kaluar familja e tij gjatë luftës dhe se si kishin përfunduar në Zvicër, që tani e konsideron shtëpi të dytë.

“Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Qëllimi i parë ishte të shkojnë në Suedi, por kishin disa shokë në Zvicër dhe qëndruan dy-tri javë. Atyre iu pëlqeu Zvicra dhe vendosën të qëndrojnë. Kur erdhën ata në Zvicër nuk kishin asgjë. Ata kishin vetëm rrobat, por kanë punuar shumë për familjen dhe kur keni një qëllim mund t’ia arrini. Pa prindërit nuk do të isha këtu. Më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Xhaka.

“Kur shkoj në Kosovë ose Shqipëri shoh që ende ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Të kthen në realitet dhe e sheh sa me fat që je”, kishte vijuar Xhaka në intervistën për Arsenal TV.

Xhaka kishte treguar edhe për një lëndim të rëndë që kishte. “Kam menduar të lë futbollin pasi kisha këputur ligamentet. Në futboll duhet të keni edhe fat. Në Kampionatin Botëror për U-17 kam shkuar pasi një tjetër lojtar ishte i lënduar. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

Zemra e tij është e ndarë në gjysmë. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, kishte shtuar tutje Xhaka./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button