PS dhe PD, dakordësi për hapjen e dosjeve: Të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara!

Mazhoranca është dakord në parim me kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i PS u konfirmua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Spiropali tha se dosjet e sigurimit duhet të hapen për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.

Ky reagim i Spiropalit erdhi në Komisionin e Ligjeve, e cila u pyet nga kreu i Grupit të PD-së, se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.

“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë.

Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje. Dua të di qëndrimin tuaj”, tha Alibeaj.
Spiropali tha se ata që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit, nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. Por ministrja u ndal në një pikë kyçe, duke theksuar që nuk janë dakord që të hapen ato dosje të cilat identifikohen si kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Referuar propozimit tuja, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen.

Kjo duhet diskutuar për të rënë dakord. Janë pak çështje që ne biem dakord por Një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz q që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminal dhe atë kohën që kanë qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Ne kemi disa propozimet tona në ligje të tjera, kodin zgjedhin, ligjin për autoritetin nga nevoja që ka lindur dhe nga kërkesa e autoritetit për të hequr pengesë për të hequr verifikimet e mëparshme. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara”, tha Spiropali.

Back to top button