Schreder në Beograd: Pse vendosëm të bombardonim Serbinë

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ku ndër të tjera janë pyetur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja.

“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se ndërhyrja e  NATO-s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë  Vuciç, transmeton Express.

Ndërkaq ish-kancelari gjerman thotë se ashtu siç është vendosur të bombardohet Iraku e Afganistani, NATO-ja ka vendosur edhe për ndërhyrjen në Serbi, duke parë gjendjen në Kosovë.

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Vendim i vështirë ka qenë të pranojmë edhe ndërhyrjen në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO morëm vendimin të sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që të merrnim pjesë në bombardime duke parë gjendjen në Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë.

Back to top button