Basha sulmon Komisionin Europian: Ka manipuluar raportet për Shqipërinë, duke vlerësuar Qeverinë

Lulzim Basha deklaroi se sapo ka mbërritur nga Berlini ku ka marrë informacione të sigurta mbi dyshimet që ekzistojnë mbi Komisionin Europian.

Sipas Bashës, vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dyshimet se raportet që përgatiten nga KE zbukurohen dhe nuk pasqyrojnë realitetin në vendet që synojnë anëtarësimin.

“Mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare për raportet e Komisionit Europian për zgjerimin.

Këto raporte konsiderohen të zbukuruara dhe që nuk pasqyrojnë realitetin. Këtë tha edhe Holanda”, u shpreh Basha.

Back to top button