“Shumë shpejt do kemi një imunoglobulinë”, Pipero zbulon lajmin më të madh të këtyre ditëve
“Nëse nuk do të kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të sharuar rastet e rënda me koronavirus”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News, duke iu referuar studimit më të fundit të Universitetit të Utrechtit në Holandë.
Sipas Piperos edhe nëse do të kemi një rikthim të virusit në vjeshtë apo dimër, impakti negativ nuk do të jetë kaq i madh sa në valën e parë.
“Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet.
Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve. Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar.
Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë ti themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll t’ja rikujtojmë dhe ata do ti zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë”, deklaroi Pipero.
Sipas Piperos, masat lehtësuese nuk duhet të shkujdesin qytetarët, por përkundrazi duhet të rrisin më shumë vigjilencën. Ai tha se grafiku i të infektuarve me COVID-19 ka luhatje, por është në ulje.
“Grafiku i epidemisë ka dëshmuar që ka pasur luhatje të vazhdueshme. Nëse i referohemi grafikut, ka luhatje, por tendenca e kurbës është në ulje të vazhdueshme. Rastet e konstatuara janë asimptomatike, por janë kontakte të kontakteve të shtruara më parë.
Lëkundja, apo zig zaget e këtij grafiku dëshmojnë se ne jemi të fokusuar, apo gjurmojmë kontaktet, kontaktet e kontakteve. Pra jemi më afër vatrës dhe bëjmë të mundur izolimin më shpejt të vatrës.
Për mua nuk është shqetësuese, por është një sinjal i fortë që tregon se në rast se 7 ditë më parë filloi lehtësimi i masave dhe 7 ditë më pas kemi një ngritje të rasteve, ky është një sinjal i rëndësishëm për ti thënë qytetarëve që lehtësim i masave nuk do të thotë ulje e kujdesit, shmangie e këshillave për distancimin e fizik, respektimi i higjienës, vendosja e maskës. Në rast se nuk kemi kujdes mund të kthehemi prapa. Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj respektimit të masave të distancimit fizik dhe higjienës. Është shumë e rëndësishme të mos tregohemi të shkujdesur këtë periudhë”, deklaroi Pipero.