Tryeza për Zgjedhoren, Hajdari: Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi në shumicën e rasteve bien dakord me Gjiknurin, unë jam një

Deputetja Rudina Hjadari, njëherësh anëtare në tyrezën për Reformën Zgjedhore, ka treguar mbrëmjen e sotme se në shumicën e rasteve Petrit Vasili i LSI dhe Oerd Bylykbashi i PD bien dakord me Damian Gjiknurin.

Në emisionin Real Story, Hajdari ka thënë se edhe opozita ka bërë gabime fatale dhe për këtë asaj duhet t’i vihet fatura.

“Unë e di mirë sa arrogante është mazhoranca, ndaj qëndroj në atë Parlament për të treguar se ata nuk ma mbyllin dot zërin. Po të ishim bashkë si opozitë nuk do të kishin kaluar ndryshimet në Kodin Penal dhe shumë koncesione. Kemi bërë shumë gabime fatale, ndaj dhe duhet t’i vihet fatura opozitës. Nuk jemi gjendur kurrë që në Këshillin Politik unë me Bylykbashin e Vasilit të ishim bashkë dhe Gjiknuri vetëm. Kur unë jam ulur në atë tryezë, opozita jashtëparlamentare as që më njihte fare.

Madje, kishte një rezistencë nga PD që unë të mos isha aty. Ishte një absurditet, por ishte kompleksi i mandative. Por për mua ka rëndësi të ecim përpara dhe të merremi me ndryshimin e sistemit. Shumicën e rasteve ata kanë qenë tre Gjiknuri, Bykylbashi dhe Vasili, unë një”, u shpreh deputetja Rudina Hajdari.

Back to top button