VIDEO/ Gjergj Luca sfidon presidentin Meta me poezinë ‘erotike’ të rilindasit: Grua seç …

Poezia e recituar nga vetë presidenti Ilir Meta për Korçën dhe e hedhur në rrjetet sociale ka nxitur shumë aktorë të humorit si Agron Llakaj apo Salsano Rrapi t’i përgjigjen sfidës së presidentit po me poezi.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe biznesmeni Gjergj Luca, dikur aktor, i biri i aktorit të njohur Ndrek Luca. Ai ka ironizuar kreun e shtetit me poezinë e ndaluar në kohën e regjimit komunist të rilindasit Andon Zako Çajupi të titulluar “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”. Luca vendoset përpara një lokali me emrim “Tymi i Likes”.

“Me rastin e ditës së poezisë është hapur një konkurs në mbarë Shqipërinë dhe ne si qyteti më i ri i këtij territori kemi vendosur të dalim me një poezi tonën. Po e heq edhe kapelen se fjalët janë të një rilindasi shumë të madh e që duhet ta respektojmë”, shprehet Luca.


Poezi e ndaluar e Andon Zako Cajupit

Elegji ne pleqeri per te shkreten djaleri.

Grua sec mu prish kandari

Nuk eshte me ai i pari

Qe s’pertonte dite e nate

Ndizej si barut i thate.

Lere grua se c’me gjeti

Nuk me bindet me aleti

Ky bandill qe cante rete

Me s’i ngre kryet perpjete.

Vjet si kale turfullonte

Grate e fshatit kur shikonte

Sa i shihte bythezbuluar

Sulej si qen i terbuar.

I pushtonte vete te tera

Zgavra, shpella, guva, verra

Fryhej si nje patellxhan

Kur shkonte nen fustan.

Sa i vinte mend zanatit

E uronin grate e fshatit

Po sot cka qe eshte merzitur

Trup e shpirt i raskapitur?

Shikon cupat siseplota

Me shale te buta e te ngrohta

Nuset e bardha si debora

Qe s’i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate

Qe i nderronte pernate…

Dhe s`leviz te behet burre

Me mbeti vetem per shurre.

Ah moj grua moj e ngrate

Te mbeti burri kaq thate

Megjithese me s`te ngop dot

Por dikur s`kam qene si sot.

Isha trim dhe djale i hedhur

Pak usta per te zgjedhur

Buzeqeshja me te tera

Mjaftonte qe t’u hante verra.

Por me shume doja grate

Vithe gjera sise medhate

Por dhe cupat shume i desha

Nuk i lija virgjeresha.

Mazallah mbetcin me barre

I therrja u beja varre!

Nuset e reja me naze

I haja si qofte taze.

I ndukja me buze e dhembe

Sa ngrihej fshati ne kembe

Isha bej me mall me toka

Po beja se c’me thosh koka.

Ne Zagori dore e pare

Me sejmere e hyzmeqare

Kisha kuaj lope e dhen

Edhe gra me shume se qen.

Vete i ujdisja te tera

C’me tha koka e s’e bera?

Ne Evrope s’lashe vend pa pare

Kuplarate i mora mbare.

Shijova bionde gjermane

Meskeputurat persiane

Rreth e qark iu solla botes

Por ne France lashe mend e kokes.

Kush te doje le ta provoje

Te ma marre mikun ne goje

Ne Stamboll mos shkofsha kurre

Bashkohet burri me burre.

Thone se eshte ves i shemtuar

Mos vdeksha pa e provuar

Por tani kjo pune epati

U plaka, me ra takati.

Back to top button