Berisha përshëndet vizitën e Biden në Ukrainë: Barbaritë e Putin nuk do të mundin kurrë ta mposhtin kombin vigan ukrainas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vizitën historike që bëri sot President i SHBA-së Joe Biden në Ukrainë, pikërisht disa ditë përpara se të shënohet një vjetori i pushtimit rus.

Në një postim në Facebook, Berisha shprehet optimist se populli “vigan” ukrainas do të triumfojë dhe se beson se Biden nuk do ta lejojë Vladimir Putin që të mposhtë Ukrainën e pavarur dhe kombin e saj.

Postimi i plotë i Berishës:

Një vizitë për tu përshëndetur.

Të dashur miq, sot Presidenti i SHBA ishte për një vizitë në Kiev. Partia Demokratike përshëndet këtë vizitë historike si një dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën, kombin e saj vigan që përballet prej një viti me agresionin barbar rus. Kjo vizitë është gjithashtu një mesazh i prerë që SHBA, Presidenti Joe Biden i dërgojnë Vladimir Putinit, agresorit mizor se me barbaritë e tij nuk do mund të mposhtë kurrë Ukrainën e pavarur dhe kombin e saj të lirë. #sb

Back to top button