Stadiumi i boshatisur teksa fliste Berisha, ironizon Desada Metaj: Pra Rama na ka blerë të themi një gjë që duket qartë

Gazetarja Desada Metaj, njëkohësisht anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka ironizuar zbrazjen e stadiumit ‘Air Albania’ pasi fjalën e mori Sali Berisha.

“Domethënë ne që e shohim në video që stadiumi është thuajse bosh jemi të shitur te Rama? Pra Rama na ka blerë të themi një gjë që duket qartë.

Kur them unë që i shpërdoron lekët kot kjo qeveri s’më beson njeri jooooo”, shkruan me ironi Metaj në Twitter.

Reagimi i Metaj vjes pas deklaratave të shpeshta të bëra nga Berisha për gazetaren të cilën e akuzoi si të emëruar nga Rama dhe Basha në institucionin e AMA-s.

Back to top button