“Si u vodh floriri i Krrabës”, Meta flet për herë të parë: Rama ishte në qeveri…
Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë tha për herë të parë në “Now”, në Euronews Albania se përse Rama e quan Like Floriri.
Ai tha se Rama quan kështu për ngjarjen e Krrabës, ku në kohën kur Meta ishte kryeministër, u vodh floriri i shtetit, por Meta shtoi se në Atë kohë Rama ishte edhe vetë ministër i asaj qeverie dhe e di mirë se zbulimi në atë kohë u bë me urdhër të Metës.
Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ku ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i financave, që vazhdon të jetë me partinë socialiste, Sparatak Poçi ka qenë ministër i brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë guvernatori i bankës së Shqipërisë.
ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq, ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i këtij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk ëhstëv bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo, u bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.
Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edhe në vitin 2013, po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i parlamentit apo president. Pse u bëra tani like Floriri?
Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij, i tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”,-tha Ilir Meta.