”Domatja 120 lekë në Lushnje deri në 300 lekë në Tiranë”, Erjon Braçe: Boll i rropët njerëzit! Ky s’është treg, është grabitje

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar lidhur me manipulimet me çmimet në tregun e fruta perimeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje ‘Mos e bëni baltë me çmimet sidomos me produktet bujqësore!’

“Mos e beni balte me cmimet! I rropet njerezit! Ndaleni grabitjen te pakten kete muaj; eshte gjynah-nese nuk e dini.

Domatja sot ne tregun e lushnjes eshte 120 leke; domatjasot ne tregjet e tiranes eshte 220, 250, 300 leke;

A jeni ne terezi?

2.2-2.5-3 euro per kile????

Kjo nuk ka asnje logjike;

Nga lushnja ne tirane diferenca 80-100-120 leke per kilograme, 400-500-600 leke per 5 kilograme, 800-1000-1200 leke per 10 kilograme?!

Ky seshte treg- e kemi thene;

Po as pazar nuk eshte!

Eshte grabitje!”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Back to top button